Xi Jinping, bisedë telefonike me Narendra Modin

2018-03-21 09:00:59 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të martën një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi. 

Gjatë bisedës, kreu i qeverisë indiane i uroi së pari zotit Xi rizgjedhjen në postin e presindentit gjatë sesionit vjetor parlamentar të sapombyllur në Kinë. "Rizgjedhja juaj vërtetoi përsëri mbështetjen e popullit kinez për Shkëlqesinë Tuaj. India dëshiron të shtojë shkëmbimet e nivelit të lartë me palën kineze, duke thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe duke forcuar bashkërendimin mbi çështjet ndërkombëtare, në mënyrë që një partneritet më i ngushtë indiano-kinez të arrijë përparime më të mëdha në të mirë të nxitjes së paqes dhe të zhvillimit botëror", tha Modi.

Presidenti Xi Jinping nga ana e tij e falënderoi kryeministrin Modi për urimin, duke theksuar se Kina dhe India, si dy vende të mëdha në zhvillim dhe tregje të reja kryesore botërore, janë edhe forca të rëndësishme për nxitjen e shumëpolarizmit dhe globalizmit ekonomik. "Dëshiroj që së bashku me Ju, zoti Kryeministër, të forcojmë kontaktet mbi problemet që kanë ndikim të përgjithshëm, afatgjatë dhe strategjik mbi dy vendet tona, si dhe për çështjet rajonale dhe botërore, për të forcuar besim e ndërsjellë politik, në të mirë të ngritjes së pandërprerë të nivelit të bashkëpunimit kino-indian", tha z. Xi Jinping në bisedën telefonike me kreun e qeverisë indiane Narendra Modi.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore