Dalian, inteligjenca artificiale po përdoret në projektet e ndërtimit

2018-03-21 18:48:21 CRI Komenti juaj Printoni
Dalian-i, një qytet bregdetar i Kinës Veriore po nxit konceptin e "ndërtimit inteligjent" duke përdorur mbi 30 teknologji të reja në kantieret e ndërtimit.

Liu Xinyu është menaxheri i një prej projekteve në distriktin qendror të biznesit të qytetit.

"Ndërtimi këtu është i bazuar mbi një platformë interneti 'cloud'. Mbikëqyr vinçant dhe menaxhon personelin. Mbikëqyrja e kantierit ndërsa punëtorët hanë ose flenë, mundësohet tani nga një teknologji imazherie rezesh infra të kuqe. Ne patëm një forcim të nivelit tonë të menaxhimit."

Së bashku me këto teknologji po përhapet edhe skanimi që i ndihmon punëtorët për të realizuar matje në mjediset e brendshme.

Teknologjia e realitetit virtual po përdoret për të shtuar ndërgjegjësimin e punëtorëve dhe kushtet e sigurisë.

Njoftohet se mbi 100 kantiere ndërtimi në Dalian po i përdorin këto teknologji të reja. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore