2018-03-20 13:09:47 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të martën në Pekin se problemi i punësimit është një çështje shumë e rëndësishme për çdo familje, prandaj pushteti i niveleve të ndryshme duhet t'i kushtojë vëmendje të madhe.
Li Keqiang vuri në dukje se sivjet numri i fuqisë së re punëtore në qytete parashikohet të jetë 15-16 milionë. Objekti i punësimit sivjet është garantimi i 11 milionë vendeve të reja të punës dhe do të bëhen përpjekje për të krijuar 13 milionë vende të reja pune. Sivjet do të realizohet transferimi i 3-4 milionë punëtorëve nga fshati në qytet.
Kreu i qeverisë kineze vuri në dukje gjithashtu se sivjet do të diplomohen 8.2 milionë studentë, duke shënuar shifër rekord, kurse 5 milionë nxënës do të përfundojnë arsimin profesional. Li Keqiang theksoi se nuk do të lejohet asnjë familje që të mos ketë të paktën një njeri të punësuar. (Xu Guang)