2018-03-20 14:02:19 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të martën në Pekin se duhet të garantohet siguria e pronave të ndryshme dhe besimi i investitorëve, duke larguar shqetësimet e pronarëve.
Duke iu përgjigjur në një konferencë shtypi pyetjes për shqetësimet e disa kompanive dhe sipërmarrësve lidhur me pronat e tyre, Li Keqiang vuri në dukje se Kina i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së pronës. Ai theksoi se mbrojtja e pronës është guri themelor për garantimin e ekonomisë socialiste të tregut dhe të zhvillimit të forcave prodhuese. Kina ka marrë masa të ndryshme për të mbrojtur të drejtat e ligjshme të pronësisë.(Xu Guang)