Xi Jinping: Populli kinez, hapa të pandalshëm drejt zhvillimit

2018-03-20 11:13:07 CRI Komenti juaj Printoni

Sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës u mbyll të martën në Pekin. Në ceremoninë e mbylljes të organizuar në Pallatin e Madh të Popullit, presidenti Xi Jinping mbajti fjalimin e tij të parë pas rizgjedhjes si kreu i shtetit kinez.

Në fjalim, z. Xi premtoi se do të kryejë me besnikëri si gjithmonë detyrat e ngarkuara nga kushtetuta, duke i shërbyer popullit dhe duke u mbikëqyrur nga populli. Ai theksoi se, në qoftë se bashkohet dhe lufton bashkërisht, asnjë forcë nuk mund t'ia ndalojë popullit kinez hapat drejt realizimit të ëndrrës.

Në fjalimin e Xi Jinping-ut u përsërit shumë herë fjala "popull". Ai u kërkoi të gjithë nëpunësve të shtetit, pavarësisht nga rangu, të vënë mbi të gjitha interesat e popullit, duke i shërbyer me gjithë përkushtimin dhe duke punuar gjithmonë për lumturinë e popullit.

Duke i hedhur një vështrim qytetërimit mijëravjeçar kinez, Xi Jinping-u theksoi se populli kinez ka kultivuar dhe trashëguar frymën madhështore kombëtare të formuar që në lashtësi, e cila ofron një motiv të fortë shpirtëror për zhvillimin e vendit dhe përparimin e qytetërimit njerëzor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore