Kinë-Rusi, priten 100 miliardë dollarë shkëmbime tregtare në vit

2018-03-20 13:11:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të martën në Pekin se vëllimi vjetor i tregtisë ndërmjet Kinës e Rusisë pritet t'i kalojë 100 miliardë dollarët amerikanë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së mediave ruse në një konferencë shtypi të organizuar pas mbylljes së sesionit vjetor parlamentar, kryeministri Li tha se, për shkak të ndryshimeve të situatës së tregtisë botërore dhe uljes së çmimeve të lëndëve të para në tregun global, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe Rusisë kanë përjetuar edhe luhatje.

Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë dypalëshe u rrit 20%, duke i kaluar 80 miliardë dollarët amerikanë.

Kreu i qeverisë kineze shprehu shpresën se të dyja vendet do të shfrytëzojnë mundësitë në fushat e reja dhe do të rinovojnë mekanizmin e bashkëpunimit, për të nxitur rritjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare drejt vlerës 100 miliardë dollarë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore