Kryeministri Li thekson rëndësinë e përmirësimit të klimës së biznesit

2018-03-20 12:00:17 CRI Komenti juaj Printoni

Në konferencën e shtypit mbajtur të martën, kryeministri i Kinës Li Keqiang theksoi rëndësinë e shtimit të përpjekjeve për përmirësimin e klimës së biznesit për subjektet e tregut dhe për ofrimin e lehtësirave për njerëzit.

Kryeministri Li shtoi se në aspektin e qasjes ndaj tregut të lirë, Kina duhet të shtojë përpjekjet në disa fusha përfshi përgjysmimin e kohës së hapjes së një kompanie dhe të miratimit të një projekti. Në të njejtën kohë, kryeministri Li theksoi se është e nevojshme të nxitet ulja e taksave dhe të zbatohen reforma të domosdoshme.

Kreu i qeverisë kineze theksoi gjithashtu se për të përparuar me reformat dhe për ta bërë mirë punën e saj, qeveria duhet t'i shërbejë publikut dhe të ketë si synim përfitimet për popullin. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore