Kina përmirëson sistemin e besimit shoqëror

2018-03-20 09:11:04 CRI Komenti juaj Printoni

Gjykata e Lartë Popullore e Kinës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve Civile për të përmirësuar sistemin e besimit shoqëror të Kinës.

Ministria e Punëve Civile do të vendosë kufizime dhe do të ndëshkojë organizatat shoqërore që do të përfshihen në të ashtuquajturën "listë të pandershmërisë".

Gjykatat kineze në mbarë vendin mund të marrin të dhëna nga një rrjet i përbashkët informacioni, duke përfshirë regjistrin e martesave, regjistrin e organizatave shoqërore, të ardhurat personale dhe listën e zezë të njerëzve ose grupeve të pandershme.

Aktualisht, më shumë se 2 milionë shkelës të ligjit janë gjykuar ose kanë bërë marrëveshje pajtimi me paditësit mbështetur në rrjetin e informacionit të përbashkët. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore