Li Keqiang: Në Kinë nuk do të lindin rreziqet sistematike financiare

2018-03-20 19:12:52 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të martën se gjendja e përgjithshme ekonomike e financiare paraqitet e mirë, ndërsa nënvizoi se vendi ka aftësi t'i parandalojë dhe frenojë rreziqet sistematike financiare.

Duke folur para gazetarëve në Pekin, Li tha se vëllimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës ka arritur në mbi 80 trilionë juanë, ndërsa depozitat bankare arrijnë në mbi 250 trilionë juanë, duke e bërë të pamundur lindjen e rreziqeve. Ai gjithashtu tha se përqindja e mjaftueshmërisë së kapitaleve bankare kineze është më e lartë se standardi ndërkombëtar.

Kryeministri Li shtoi se në fushën financiare ekzistojnë ende disa veprime të jashtëligjshme e të parregulluara, ndërsa u zotua se qeveria do t'i ndëshkojë me vendosmëri veprime të tilla. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore