Li Keqiang: Kina nuk do të synojë kurrë ekspansionin

2018-03-20 13:01:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u shpreh të martën në Pekin se Kina nuk do të synojë kurrë ekspansionin, por do të përqendrohet më të gjitha mundësitë në trajtimin siç duhet të çështjeve të veta.

Kryeministri Li Keqiang tha se Kina është një vend në zhvillim dhe nuk ka interes për ekspansion. Edhe nëse në të ardhmen Kina do të fuqizohet edhe më shumë, ajo nuk do të ndjekë rrugën e hegjemonizmit, por do të kërkojë t'i zhvillojë marrëdhëniet me vendet e ndryshme mbi bazën e respektit, barazisë e përfitimeve të ndërsjella, për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit. Gjatë këtyre viteve të fundit, Kina ka kontribuuar për më shumë se 30 % të rritjes globale, gjë që ka qenë jo vetëm në të mirë të ringjalljes së ekonomisë botërore, por edhe të paqes në botë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore