2018-03-20 13:00:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të martën se lufta tregtare kino-amerikane nuk sjell përfitime për asnjë palë dhe se askush nuk mund të dalë i fituar nga kjo luftë. Ai shprehu shpresën që të dy palët do të mbajnë qëndrime të arsyeshme dhe nuk do të veprojnë në mënyrë emocionale, duke shmangur kështu luftën tregtare.
Kreu i qeverisë kineze tha se ekonomia e Kinës dhe ajo e ShBA-së janë përplotësuese të njëra-tjetrës në një shkallë të madhe dhe qëndrueshmëria e marrëdhënieve kino-amerikane është një lajm i mirë për të dy vendet dhe tërë botën. Ai theksoi se vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë kino-amerikane arriti një vlerë prej 580 miliardë dollarësh, duke u orientuar kryesisht nëpërmjet tregut dhe rregullave tregtare. Në të ardhmen, Kina do të zgjerojë hapjen në sektorin e shërbimeve, të përpunimit, të mallrave etj. Pala kineze shpreson që edhe pala amerikane të lehtësojë kufizimet ndaj eksportimit të mallrave me teknologji të lartë e vlerë të shtuar të lartë në Kinë, gjë që është një mjet i rëndësishëm për ekuilibrimin e tregtisë kino-amerikane. (Xu Guang)