Kinë, Banka Qendrore ndëshkon Bankën Minsheng

2018-03-19 09:41:13 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Qendrore e Kinës i vuri një gjobë prej mbi 163 milionë juanësh një dege të Bankës Minsheng për shkelje të rregullave të pagesave dhe klering-ut.

Shuma e gjobës regjistroi rekord në rastet e ndëshkimit në sektorin bankar të Kinës.

Banka Popullore e Kinës (Banka Qendrore) u zotua se do të forcojë rregullat në tregun e pagesave dhe të klering-ut, duke paralajmëruar se çdo shkelje në të ardhmen do të dënohet ashpër.

Banka Minsheng e Kinës është kreditorja më e madh kineze që kontrollohet nga aksionerë privatë.

Banka Ping An, pjesë e konglomeratit financiar kinez Ping An, është ndëshkuar gjithashtu me një gjobë prej mbi 13 milionë juanësh për të njëjtën arsye. (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore