Mbyllet në Sidnei Samiti i Posaçëm ASEAN-Australi

2018-03-19 09:37:44 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën u mbyll në Sidnei të Australisë Samiti i Posaçëm dyditor ASEAN-Australi. Kjo është hera e parë që autoritetet australiane ftojnë liderët e vendeve të ASEAN-it të marrin pjesë në një samit në Australi.

Në ditën e mbylljes së samitit pjesëmarrësit publikuan bashkërisht "Deklaratën e Sidneit". Në këtë deklaratë thuhet se samiti tregon se ASEAN-i dhe Australia po hyjnë në epokën e re të forcimit të marrëdhënieve.

Në vitin fiskal 2015 - 2016, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Australisë dhe vendeve të ASEAN-it arriti në 71 miliardë dollarë. Kështu, ASEAN-i e kaloi Japoninë, BE-në dhe ShBA-në, duke u bërë partneri i dytë më i madh tregtar i Australisë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore