Siri: 25 mijë civilë largohen nga Gouta lindore

2018-03-19 09:28:37 CRI Komenti juaj Printoni

Koordinatori i Kombeve të Bashkuara në Siri, Ali al-Za'tari, tha se rreth 25 mijë njerëz janë larguar nga zona e luftimeve në Gouta-n lindore gjatë javës së kaluar.

Civilët janë larguar në këmbë drejt zonave të kontrolluara nga ushtarët, duke marrë me vete sendet personale. Më pas ata u transferuan në një nga tre qendrat e pritjes.

Za'tari tha se njerëzit të cilët u zhvendosën drejt zonave të kontrolluara nga forcat qeveritare, ku ata mund të kërkojnë ndihmë, ndihen tashmë më të sigurt se në Gouta-n lindore.

"Mund të themi se ka një farë ngushëllimi, sepse ata kanë shkuar në një mjedis ku mund t'u ofrohet ndihmë. Por, siç thashë, kjo nuk është asgjë krahasuar me atë çka njerëzit në Douma kërkojnë dhe për të cilën kanë nevojë".

Kombet e Bashkuara shpresojnë që një tjetër autokolonë prej 25 deri 30 kamionësh me ndihma do të hyjë në Douma gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, deri tani janë larguar nga Gouta lindore më shumë se 73 mijë njerëz, 25 mijë prej të cilëve u shpërngulën të dielën. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore