Kinë, emërohen krerët e disa institucioneve qendrore

2018-03-18 15:10:32 CRI Komenti juaj Printoni

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës miratoi të dielën në mëngjes dekretet për emërimin e nënkryetarëve të Komisionit Qendror Ushtarak, Xu Qiliang dhe Zhang Youxia.

Gjatë sesionit parlamentar të legjislaturës së 13-të u zgjodh Yang Xiaodu si drejtor i Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes.

Zhou Qiang u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë Popullore, ndërsa Zhang Jun u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Prokurorisë Popullore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore