Ministri, parandalimi i ndotjes mjedisore nuk ndalet asnjë një çast

2018-03-18 09:11:06 CRI Komenti juaj Printoni

Puna për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes në Kinë do të fokusohet te përmirësimi i cilësisë së mjedisit ekologjik, duke reduktuar emetimet e përgjithshme të ndotësve kryesorë dhe përmbushur objektivat e menaxhimit dhe të kontrollit të rrezikut mjedisor.

Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit të Kinës, Li Ganjie, tha se është e domosdoshme që të formulohet faza e ardhshme e "Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Kontrollin e Ndotjes Atmosferike".

Li Ganjie theksoi gjithashtu se parandalimi dhe kontrolli i ndotjes duhet të forcojë "tre baza": të promovojë në mënyrë aktive formimin e metodave të gjelbërimit, të forcojë mbrojtjen dhe rigjenerimin e ekosistemit, të përshpejtojë modernizimin e sistemit qeverisës të mjedisit ekologjik dhe të kapaciteteve të qeverisë. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore