2018-03-18 09:07:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti Xi Jinping i bëri thirrje Kinës dhe Gjermanisë që të vendosin një bashkëpunim me përfitime të ndërsjella, shembull për pjesën tjetër të botës.
Xi bisedoi për këtë në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Gjatë diskutimit, të dy udhëheqësit ranë dakord që të vazhdojnë të punojnë brenda kuadrit të nismës 'Nj brez, një rrugë' si dhe përmes kanaleve shumëpalëshe të G20-s.
Të dy udhëheqësit përcollën gjithashtu urime të ndërsjella për rizgjedhjen e tyre. Angela Merkel u rizgjodh këtë javë nga parlamenti si kancelare e Gjermanisë.
Ndërkohë Xi Jinping u rizgjodh nga Asambleja Kombëtare Popullore, si presidentit i vendit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak. (Leftion Peristeri)