2018-03-17 17:50:48 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Xi Jinping u rizgjodh si president i Kinës me një votim unanim të shtunën në mëngjes në sesionin të Asamblesë Popullore Kombëtare. Menjëherë pas zgjedhjes, Xi bëri betimin publik mbi Kushtetutë në Pallatin e Madh të Popullit.
"Unë premtoj besnikërinë time ndaj Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës, për të ruajtur autoritetin e Kushtetutës dhe për të përmbushur detyrimet e mia ligjore", tha presidenti.
"Unë zotohem të jem besnik ndaj vendit dhe popullit, të jem i përkushtuar dhe i sinqertë në detyrën time, pranoj mbikëqyrjen e popullit dhe do të punoj për (të ndërtuar) një vend të madh modern socialist që është i begatë, i fortë, demokratik, i kulturuar, harmonik dhe i bukur".
Kjo ishte hera e parë që një president kinez të bënte betimin mbi kushtetutë pasi marrjes së detyrës. (Zhan Dian)