Zgjidhen krerët Kinës, Xi Jinping rikonfirmohet si presidenti i Republikës Popullore

2018-03-17 11:00:47 CRI Komenti juaj Printoni

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës zgjodhi të shtunën në mëngjes me votim të fshehtë krerët e rinj të shtetit. Xi Jinping u rizgjodh si president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, me të gjitha votat pro.

Në të njëjtën kohë ligjvënësit zgjodhën Li Zhanshu-në si kryetar të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe Wang Qishan-in si zv./president të Republikës Popullore të Kinës.

Pas votimit u zhvillua dhe ceremonia e betimit mbi Kushtetutë. Kjo është hera e parë që nga zbatimi i sistemit të betimit kushtetues që udhëheqësit kinezë betohen me njërën dorë mbi Kushtetutë përpara Asamblesë Kombëtare Popullore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore