2018-03-16 09:28:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Anëtari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) dhe presidenti i kompanisë State Grid, Shu Yinbiao u shpreh para mediave se ndërtimi infrastrukturor i energjisë elektrike është bërë një nga fushat më aktive në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" dhe ka perspektivë të gjerë bashkëpunimi.
"Deri në vitin 2025, parashikojmë që investimet për energji të ripërtëritshme në mbarë botën të arrijnë në 2.6 trilionë dollarë amerikanë. Ndërkohë, 1 miliard persona në botë kanë ende mungesa të furnizimit me energji elektrike. Në Kinë, industria e energjisë elektrike pas rinovimit shumëvjeçar zotëron aftësi të fortë konkurruese në arenën ndërkombëtare në pajisje dhe teknikë, duke dhënë kontribut aktiv për ndryshimin global të energjive dhe në zhvillimin e energjisë elektrike," thotë Shu Yinbiao.
Shu shtoi se deri tani, kompania State Grid ka investuar në rrjetin bazë të energjisë në 7 vende e rajone të botës në shifrën e mbi 65 miliardë dollarëve amerikanë. Sipas tij, të gjitha projektet po zhvillohen mbarë. Ai theksoi se që ndërmarrjet kineze të dalin në tregun ndërkombëtar duhet të kenë epërsi në teknologjitë kyçe dhe të krijojnë modelin konkurrues të biznesit. Krahas këtyre, duhet të sjellin fitime konkrete në vendin ku është ngritur projekti. (Jiang Lei/Albana)