Anëtari i KKPPK-së: Hekurudhat e shpejtësisë së madhe në Kinë, 38 mijë kilometra deri në 2050-n

2018-03-16 09:15:39 CRI Komenti juaj Printoni

Lu Chunfang, anëtar i Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 13-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), thotë se Kina do të zgjerojë rrjetin e hekurudhave të shpejtësisë së madhe në 38 mijë kilometra deri në vitin 2050, dhe do të integrojë plotësisht risitë shkencore në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtij rrjeti.

Lu, njëkohësisht studiues në Akademinë Kineze të Inxhinierisë dhe drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës së Shpejtësisë të Madhe Pekin-Shangai, i bëri këto komente para takimit përmbyllës të sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të KKPPK-së të enjten në Pekin.

Ai shtoi se sistemi hekurudhor i Kinës do të jetë më i sigurt e më i shpejtë dhe do të mbrojë më shumë mjedisin:

"Ne do të përqendrohemi në disa aspekte kryesore lidhur me risitë shkencore. Së pari, do të përmirësojmë sigurinë në tre drejtime - funksionim, projektim e materiale, si dhe softuerët e brendshëm. Ndërkohë, inxhinierët gjithashtu do të punojnë për teknologji më inteligjente të sensorëve mjedisorë, vetëdrejtimit dhe vendimmarrjes së pavarur. Së treti, ne po ashtu do ta bëjmë hekurudhën më të shpejtë, duke prodhuar shina magnetike dhe tunele vakuumi".

Lu Chunfang bëri të ditur se janë proces planifikimi e prodhimi trena që bëjnë më pak zhurmë e përdorin më pak energji dhe me materiale që mbrojnë më shumë mjedisin.

Ai vuri në dukje se vjet në Kinë rrjeti i hekurudhave të shpejtësisë së madhe arriti në 26 mijë kilometra, nga 9 mijë kilometra pesë vjet më parë, duke zënë tani më shumë se 60 për qind të gjatësisë së përgjithshme të këtyre hekurudhave në botë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore