Skema e re, mekanizëm i shtuar për të zbutur varfërinë

2018-03-16 09:03:07 CRI Komenti juaj Printoni
Skema e re është një mekanizëm i shtuar për të zbutur varfërinë për të gjithë individët dhe familjet në nevojë, deklaroi sot pasdite Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Xhaçka thekson se falë skemës së re, kanë dalë nga sistemi 19 700 familje me deklarime të rreme dhe deri tani janë futur 10 mijë familje, që përfituan për herë të parë, duke zënë vendin e abuzuesve.

Në fjalën e saj, Xhaçka tha se "ndihma ekonomike është demonstrim i muskulit social të shtetit, dora që u shtrihet më të varfërve, solidaritet që u lehtëson barrën e jetës të pamundurve, lehtësimi i së cilës ndikon në atë që quhet kohezion social".

Ajo shtoi se qëllimi kryesor i reformës së ndihmës ekonomike nuk është thjesht dhënia e lëmoshës nga shteti, por shkon shumë përtej konceptit të lëmoshës sociale. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore