Kinë, administratë e re emigracioni për tërheqjen e talenteve

2018-03-16 09:00:54 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata e Kinës për trajtimin e emigracionit do të koordinojë menaxhimin e të huajve që hyjnë dhe punojnë ligjërisht në vend.

Të huajt që kanë punuar prej kohësh në Kinë shprehin shpresën se plani i ri do të modernizojë procedurat e tanishme të lejeve të punës.

Ngritja e kësaj administrate u njoftua në fillim të javës, si pjesë e një plani masiv të ristrukturimit të kabinetit. Organi i ri do të jetë përgjegjës për koordinimin, formulimin dhe zbatimin e politikave të emigracionit.

Qeveria kineze e të gjitha niveleve ka punuar për të tërhequr profesionistë të huaj që të punojnë në Kinë. Shumë specialistë të huaj shprehen se kanë parë tashmë disa sinjale pozitive.

Harvey Dzodin, hulumtues në Qendrën për Kinën dhe Globalizimin.

"Një nga gjërat që u bë e ditur në fillim të vitit ishte një aplikim online për pajisjen me vizë, që u koordinua mes tri agjencive përkatëse. Po ashtu, nuk ka asnjë tarifë për aplikim. Natyrisht që kërkesat janë të larta për të sepse do të dëshironim individë të talentuar të cilët mund të japin një kontribut në shoqërinë kineze."

Sipas statistikave, në Kinë jetojnë rreth 1 milion të huaj.

Deri në fundin e vitit 2016, Kina lëshoi rreth 11 mijë "karta të gjelbra" për të huajt. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore