Eksperti australian: Rishikimi i Kushtetutës siguron vazhdimin e luftës antikorrupsion e zhvillimin ekonomik në Kinë

2018-03-15 09:29:31 CRI Komenti juaj Printoni

Dy sesionet që po zhvillohen në Pekin kanë tërhequr vëmendjen e ekspertëve australianë të çështjeve kineze dhe të mediave të ndryshme të Australisë. Bill White është një ekspert australian i çështjeve kineze dhe studiues i njohur i legjislacionit ekonomik dhe financiar. Lidhur me "Amendimin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës" të miratuar në sesionin e sivjetshëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, White është i mendimit se rishikimi me sukses i Kushtetutës do të sigurojë vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë kineze. Sipas tij, amendimi i Kushtetutës dhe formimi i Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes përputhen me gjendjen e Kinës dhe me nevojat e zhvillimit të saj dhe hedhin themelet ligjore për zhvillimin e ardhshëm të vazhdueshëm të Kinës. Bill White kritikon gjithashtu disa media australiane dhe perëndimore në përgjithësi për dyshimet e paragjykimet ndaj Kinës. Ai thotë: "Miratimi i 'Amendimit të Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës' ka për qëllim të sigurohet vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik i Kinës. Lidhur me rishikimin e Kushtetutës nga Kina, mediat perëndimore kanë opinionet e veta. Ato bazohen në sistemin demokratik perëndimor, por mendësia perëndimore nuk përshtatet me gjendjen e Kinës."

Bill White vuri në dukje gjithashtu që, nëse Kina zhvillohet me ritmet e tanishme, objektiva të tilla si zhdukja e varfërisë etj. do të realizoheshin të gjitha dhe arritjet e Kinës në të ardhmen do të ishte e vështirë të parashikoheshin. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore