WFP-ja falënderon Kinën për ndihmën ndaj refugjatëve sirianë

2018-03-15 10:13:14 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i Programi Botëror të Ushqimit të OKB-së në Jordani, Majid Yahya, vlerësoi të mërkurën qeverinë kineze për ndihmën e saj të pafundme ndaj refugjatëve sirianë. Ai shtoi se fondet e ndihmës së ofruar nga Kina kanë ndihmuar shumë në misionin e Programit Botëror të Ushqimit në Jordani.

Po të njejtën ditë, Zyra e WFP-së në Jordani organizoi një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjejes së dorëzimit. Yahya tha në fjalën e tij se ndihma nga Kina ka shërbyer si një shembull i mirë për vendet e tjera. Ai shpresoi se më shumë vende do të veprojnë konkretisht, ashtu si bëri Kina, dhe do të punojnë me Programin Botëror të Ushqimit për të kontribuar në ndihmat humanitare. Në shtatorin e vitit 2016, qeveria kineze siguroi dy milionë dollarë fonde për të ndihmuar kryesisht me ushqime refugjatët sirianë në Liban dhe në Jordani. Nga ky fond, Jordania mori 1.5 milionë dollarë. Deri në fund të shkurtit të këtij viti, projekti përfundoi me sukses. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore