Statistikat e reja tregojnë se ekonomia kineze mund ta arrijë objektivin vjetor të rritjes

2018-03-15 09:17:30 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës ka publikuar të mërkurën të dhëna të reja, që tregojnë rritje në prodhimin industrial gjatë dy muajve të parë të vitit, duke nxitur parashikimet se rritja vjetore prej 6.5 për qind është e arritshme.

Të dhënat e fundit mbi ekonominë kineze për janar dhe shkurt tregojnë se konsumi në Kinë vazhdon të jetë në një nivel të kënaqshëm.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka njoftuar se vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë gjatë dy muajve të parë të vitit ka pasur një rritje me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shitjet me pakicë në internet kanë ruajtur rritjen e shpejtë.

Vlera e monedhës kineze renminbi kundrejt dollarit amerikan është rritur sivjet, duke arritur kursin e këmbimit nga pak më shumë se 6.5 juanë për një dollar në fillim të vitit në pak më shumë se 6.3 juanë për një dollar tani. Por teksa rrit fuqinë blerëse të konsumatorëve kinezë jashtë vendit, një renminbi më e fortë krijon sfida për eksportet kineze.

Sidoqoftë, Zyra Kombëtare e Statistikave thotë se shenjat e hershme tregojnë se Kina mund t'i plotësojë objektivat e saj ekonomikë për një rritje prej 6.5% të PBB-së këtë vit, duke e mbajtur papunësinë urbane brenda nivelit 5.5 %. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore