Kryeministri irakian njofton hapjen e aeroportëve në rajonin kurd të Irakut

2018-03-14 09:04:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri irakian Haider al-Abadi deklaroi se Iraku do të rihapë aeroportet e Kurdistanit irakian për fluturime ndërkombëtare pas rivendosjes së autoriteti federal në qendrat kryesore të rajonit.

Al-Abadi foli gjatë takimit me disa zyrtarë kurdë në Bagdad, duke përfshirë anëtarët e Ministrisë së Brendshme të qeverisë rajonale kurde.

"Qytetarët tanë në Kurdistan do të kenë mundësi të udhëtojnë lirisht. Kjo është e drejta e tyre, nuk është një favor, është e drejta e tyre për të lëvizur kudo në botë".

Njoftimi erdhi 6 muaj pas mbylljes së aeroporteve për fluturime ndërkombëtare pas votimit të diskutueshëm të referendumit për pavarësi në rajonin kurd të Irakut.

Procesi i votimi për pavarësi shtatorin e kaluar u mbajt në tri provinca të rajonit autonom si dhe në disa territore të kontestuara që kontrollohen nga forcat e sigurimit të kurdëve irakiane, por të pretenduara nga Bagdadi.

Referendumi u refuzua me forcë nga Bagdadi dhe nga fqinjët e tjerë të Irakut, pas shqetësimeve se ai (referendumi) do ta zbehë luftën kundër grupit militant Shteti Islamik dhe se do të çojë në trazira në zonat e diskutueshme. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore