2018-03-14 19:06:15 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Wang Yang-u u zgjodh të mërkurën pasdite kryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik në Kinë.
Wang-u u zgjodh në mbledhjen e katërt plenare të sesionit të parë të Komitetit Kombëtar të legjislaturës së 13-të të KKPPK-së, gjatë së cilës u zgjodhën gjithashtu edhe 24 nënkryetarë dhe 300 anëtarë të Komitetit të Përhershëm, nga më shumë se 2 100 anëtarë të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së.
Xia Baolong u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së.
KKPPK-ja është një organ i rëndësishëm i bashkëpunimit shumëpartiak dhe i konsultimeve politike të udhëhequra nga Partia Komuniste e Kinës. (Artan Goga)