Kinë: Projektligji për mbikëqyrjen, nxitje luftës së drejtuar nga PKK-ja kundër korrupsionit

2018-03-13 10:41:26 CRI Komenti juaj Printoni

Projektligji për mbikëqyrjen i është paraqitur për shqyrtimin e tretë Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Ligji i ri është pjesë thelbësore e reformës së institucioneve mbikëqyrëse në Kinë.

Ai pritet të bëhet një ligj themelor dhe orientues kundër korrupsionit dhe për forcimin e mbikëqyrjes shtetërore.

Sipas projektligjit, do të formohen komisione të reja mbikëqyrëse në nivel kombëtar, province, bashkish dhe komunash.

Këto komisione, që do të merren me krimet që kanë të bëjnë me detyrën, do ta ushtrojnë pushtetin mbikëqyrës në mënyrë të pavarur, pa pasur ndërhyrje nga qeveria, organizatat shoqërore dhe individët.

Ky ligj i ri synon gjithashtu krijimin e një sistemi të njësuar ligjor mes organeve të mbikëqyrjes shtetërore dhe atyre të kontrollit të disiplinës të Partisë Komuniste Kineze. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore