2018-03-13 10:03:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina shpalli të martën një plan të riorganizimit masiv të qeverisë, për ta bërë qeverinë më të mirëstrukturuar, më efikase dhe më të orientuar drejt shërbimit.
Plani i reformës institucionale i Këshillit të Shtetit do t'i paraqitet për diskutim sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore që po vazhdon punimet në Pekin.
Pas ristrukturimit, Këshilli i Shtetit do të ketë 26 ministri dhe komisione, sipas një dokumenti mbi planin që i është vënë në dispozicion mediave.
Ndër dikasteret e reja do të jenë ministria e burimeve natyrore, ministria e çështjeve të veteranëve dhe ministria e menaxhimit të emergjencave.
Do të krijohen edhe institucione të reja në varësi të Këshillit të Shtetit, si agjencia e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin dhe administrata shtetërore e imigracionit. Sipas dokumentit, krahasuar me strukturën ekzistuese, numri i subjekteve në nivel ministrie është zvogëluar me tetë dhe ai i subjekteve në nivel nënministror me shtatë.
Reforma, e cila synon të nxitë ristrukturimin institucional në fushat kyçe, do të forcojë funksionet e qeverisë në menaxhimin ekonomik, mbikëqyrjen e tregut, menaxhimin shoqëror, shërbimet publike dhe mbrojtjen ekologjike e mjedisore.