CEO-ja i "Standard Chartered"-it vlerëson lart reformën financiare të Kinës

2018-03-13 09:38:01 CRI Komenti juaj Printoni

CEO i Grupit "Standard Chartered" Bill Winters tha të hënën që reforma financiare e Kinës kanë arritur përparim të dukshëm, duke theksuar potencialin e madh të risive në sektorin financiar të vendit:

"Kina ka qenë një treg i madh i novacionit, dhe një numër platformash jobankare, si platformat e biznesit elektronik, kanë marrë shumë karakteristika të bankave. Prandaj novacioni është vërtet një nxitje thelbësore për rritjen e tanishme të sektorit financiar të Kinës dhe për integrimin financiar."

Duke folur për reformën financiare të Kinës, Winters nënvizoi pritshmërinë e lartë për nismën "Një brez, një rrugë" të Kinës.

Banka e Zhvillimit e Kinës dhe Banka "Standard Chartered" kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje me vlerë 10 miliardë juanë për bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". Në pesë vjetët e ardhshëm, Banka e Zhvillimit e Kinës do t'i ofrojë Bankës "Standard Chartered" 10 miliardë juanë për të mbështetur projekte të kësaj nisme. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore