May: Sulmi me gaz nervor mund të jetë "akt i drejtpërdrejtë" kundër Britanisë

2018-03-13 09:12:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May tha të hënën se kishte "shumë gjasa" që Rusia të ishte përgjegjëse për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal në qytetin anglez Salisbury.

Duke folur në Dhomën e Komuneve pas kryesimit të një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të dëgjuar dëshmitë më të fundit lidhur me këtë çështje, May theksoi:

"Z. kryetar, ka vetëm dy shpjegime të besueshme për atë që ndodhi në Salisbury më 4 mars. Ose ky ishte një akt i drejtpërdrejtë i shtetit rus kundër vendit tonë, ose qeveria ruse e humbi kontrollin e gazit të saj potencialisht katastrofik nervor dhe lejoi që ai të bjerë në duart e të tjerëve."

66-vjeçari Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Julia ndodhen në gjendje të rëndë në spital, pasi u gjendën pa ndjenja në një stol jashtë një qendre tregtare në qytet. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore