2018-03-12 08:49:50 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ligjvënësit e Kinës, këshilltarët politikë dhe publiku i gjerë kanë shprehur mbështetje të fortë për ndryshimet kushtetuese të vendit.
Juristi Cai Xue'en u shpreh se rishikimi i Kushtetutës shërben për një nxitje të konsiderueshme të sundimit të ligjit.
"Kam 30 vjet që punoj si jurist. Ndryshimet kushtetuese janë një përmirësim i madh për konceptin socialist të Kinës për sundimin e ligjit. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për një rritje të studimit të kushtetutës në mesin e njerëzve, në mënyrë që publiku i gjerë të ketë një kuptim më të mirë të Kushtetutës dhe ta mbështesë dhe mbrojë me vendosmëri atë".
Hong Huimin, ish-zëvendësdrejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes i Jiangsu-së, thotë se rishikimi do të nxisë përpjekjet e vendit kundër korrupsionit.
"Amendamenti kushtetues i sapomiratuar ka krijuar statusin ligjor të komisioneve mbikëqyrëse, duke siguruar garanci të fortë kushtetuese për thellimin e reformave të sistemit kombëtar mbikëqyrës të Kinës, nxit konsiderueshëm përpjekjet kundër korrupsionit dhe ndihmon në ruajtjen e një qëndrimi të ashpër kundër korrupsionit"
Sipas amendamentit, Kina tani rendit komisionet mbikëqyrëse si një lloj i ri i organit shtetëror në Kushtetutë. (Albana)