Nepal, rrëzohet avioni me 71 persona në bord

2018-03-12 20:17:29 CRI Komenti juaj Printoni

Një aeroplan i nisur nga Bangladeshi me 67 pasagjerë dhe katër persona të ekuipazhit u rrëzua në aeroportin kryesor të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu-së.

Deri më tani, disa persona janë nxjerrë të gjallë nga hekurishtet e avionit, njoftoi një zëdhënës i aeroportit.

Megjithatë, gjendja e personave të tjerë në bord mbetet ende e paqartë.

Aeroporti kryesor i Kathmandu-së është mbyllur dhe të gjitha fluturimet e tjera janë shmangur.

Fluturimi nga kryeqyteti i Bangladeshit, Dhaka, operohet nga kompania ajrore "US-Bangla".

"US-Bangla" është një njësi e kompanisë "ShBA-Bangla Group", një sipërmarrje e përbashkët ShBA-Bangladesh.

Avioni i kësaj linje nisi fluturimet në korrik të 2014-s dhe përfshin llojet "Bombardier" dhe "Boeing". (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore