Kina do të mirëpresë më shumë kompani të huaja në reformën e ndërmarrjeve shtetërore vendase

2018-03-12 19:47:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të mirëpresë më shumë kompani të huaja për të marrë pjesë në reformën e pronësisë së përzier të ndërmarrjeve shtetërore (NSH-ve) vendase.

Xiao Yaqing, kreu i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore, tha në një konferencë për shtyp gjatë dy sesioneve se Kina do të inkurajojë më shumë ndërmarrje shtetërore për të konkurruar dhe bashkëpunuar me firmat e mëdha të vendeve të tjera në arenën botërore.

Kina është e vendosur të zgjerojë dhe nxitë reformën e pronësisë së përzier. Reforma e bën të larmishme strukturën e pronësisë së NSH-ve dhe kjo konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e kësaj reforme.

Xiao u zotua se të drejtat dhe interesat e të gjithë investitorëve që marrin pjesë në reformën e pronësisë së përzier do të mbrohen.

Kina ka pasur tre raunde të reformës, duke përfshirë atë që mbulon gjigantin e telekomit "China Unicom" për të sjellë në vend investime private, kryesisht duke dhënë një pjesë të aksioneve të saj. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore