2018-03-11 17:12:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ligjvënësit kinezë do të marrin masa për të përpiluar një ligj mbi investimet e huaja dhe një tjetër për tatimin ndaj pasurive të patundshme, thuhet në një raport të publikuar të hënën në Pekin.
Këto plane legjislative përfshihen në raportin e punës të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës(AKPK), që u mbajt nga kryeparlamentari kinez Zhang Dejiang në plenumin e 3-të të sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të AKPK-së.
Sipas tij, Kina do të krijojë një mjedis transparent, të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm biznesi për investitorët e huaj, duke mbrojtur të drejat dhe interesat e tyre, në mënyrë që ata të gëzojnë trajtim të njëjtë dhe status të barabartë në tregun kinez.
Ndërkohë, ligjet mbi tatimet e pasurive të patundshme, të blerjes së automjeteve, përdorimin e burimeve natyrore, tregtinë elektronike etj., janë përfshirë edhe në axhendën e punës së ardhshme të organit suprem legjislativ të Kinës. (Zhang Yan)