2018-03-11 16:29:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Asambleja Kombëtare Popullore të Kinës (AKPK), organ më i lartë legjislativ në vend, miratoi amendamentin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës.
Para votimit në plenumin e së hënës, drafti i amendamentit ka kaluar shqyrtim të deputetëve pjesëmarrës në sesionin vjetor të legjislaturës së 13-të të AKPK-së, që u hap të hënën në Pekin.
Ky është amendamenti i parë që iu bë Kushtetutës në 14 vjetët e fundit.
Republika Popullore e Kinës miratoi Kushtetutën e saj të parë në vitin 1954. Kushtetuta aktuale u miratua në vitin 1982 ndërsa i janë bërë disa ndryshime në vitin 1988, 1993, 1999 dhe 2004.
Reforma dhe hapja e vendit e cila filloi 40 vjet më parë dhe ka bërë progres të madh, ka sjellë ndryshime të mëdha në Kushtetutën e vendit.
Nga 1988-ta deri më 1999-ën, amendamentet e bëra përfshijnë reformën e të drejtave të përdorimit të tokës, statusin ligjor për privatizimin e ekonomisë, teorinë e ndërtimit të Socializmit me Karakteristika Kineze, duke zëvendësuar shprehjen "ekonominë e planifikuar" me "ekonominë socialiste të tregut", dhe duke përfshirë teorinë së Deng Xiaoping-ut.
Amendamentet më të fundit të bëra në vitin 2004 kanë konfirmuar zyrtarisht mbrojtjen ligjore për pronat private dhe të drejtat e njeriut dhe i kanë përfshirë "Teorinë e tre përfaqësimeve".
Një ndryshim kushtetues propozohet ose nga Komiteti i Përhershëm i AKPK-së ose nga më shumë se një e pesta e deputetëve të Asamblesë. Kurse, miratimi i amendamentit kërkon të paktën dy të tretat ose më shumë të votave pro nga deputetët të AKPK-së gjatë sesionit vjetor. (Haris)