Kina bën thirrje për trajtim të drejtë dhe të barabartë të investimeve të saj jashtë vendit

2018-03-11 11:43:49 CRI Komenti juaj Printoni

Rregullatori i ndërmarrjeve shtetërore të Kinës u bën thirrje vendeve të tjera që t'i trajtojnë investimet kineze në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Xiao Yaqing, kreu i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore, i tha këto gjatë sesioneve të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP-së) që po zhvillohen në Pekin.

"Personalisht e kuptoj se të gjitha vendet dhe rajonet duhet të kryejnë hetime për investimet e huaja të bëra në vendet e tyre, por dua të theksoj se hetime të tilla në përgjithësi duhet t'u japin trajtim të barabartë të gjithë investitorëve të huaj dhe të mos diskriminojnë midis tyre", u shpreh ai.

Ndërmarrjet shtetërore që varen nga qeveria qendrore e Kinës kanë aktualisht mbi 9,100 degë jashtë shtetit, në 185 vende dhe rajone, me një vëllim total prej rreth 1.1 trilion dollarë amerikanë.

Në të njëjtën kohë, Xiao Yaqing tha se pala kineze po nxit investimet e huaja në reformën e pronësisë së përzier të ndërmarrjeve shtetërore të Kinës, duke premtuar se të drejtat dhe interesat e tyre do të mbrohen plotësisht.

Në 2016-ën autoritetet kineze nisën një program për hapjen e sektorit shtetëror ndaj investimeve private.

Këtë vit ky program po zgjerohet më tej në një sërë sektorësh të rinj. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore