Kina mirëpret automjet elektrike të huaja

2018-03-10 17:15:13 xinhua Komenti juaj Printoni

Tregu kinez mirëpret automjetet elektrike (EV) nga jashtë, kështu që klientët mund të shijojnë një larmi produktesh dhe shërbimesh, tha të shtunën ministri Teknologjisë i Kinës Wan Gang.

Kalimi nga makinat tradicionale në elektrike është një prirje globale dhe zhvillimi i këtij sektori në Kinë është një lidhje kyçe, tha Wan Gang në një konferencë shtypi të mbajtur gjatë sesionit të parë të Legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Mbi 770,000 automjete të reja me energji u shitën në Kinë vitin e kaluar, një rritje me 53.3 për qind në krahasim me vitin 2016. Gjendja e automjeteve të energjisë së re në vend arriti mbi 1.6 milionë, sa rreth gjysma e totalit të botës.

Nxitja e përdorimit të makinave elektrike redukton konsumin e karburanteve fosile, ul ndotjen e ajrit dhe krijon një rol të teknologjisë së përparuar si inteligjenca artificiale, për të përmirësuar menaxhimin e trafikut, shtoi ministri.

Shumë marka të huaja të automjeteve elektrike kanë hyrë tashmë në tregun kinez, si Audi Gjerman, të cilat kanë formuar sipërmarrje të përbashkëta me homologët kinezë, të cilat gëzojnë edhe politikat e njëjta.(Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore