Kina përpilon planin tre vjeçar të mbrojtjes së mjedisit

2018-03-10 12:44:50 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri kinez i Mbrojtjes së Mjedisit, Huang Runqiu, i cili merr pjesë në sesionin vjetor të Konferencës Konsultative Politike që po mbahet në Pekin, u shpreh në një konferencë për shtyp se qeveria po përpilon planin trevjeçar për mbrojtjen e mjedisit për të nxitur luftën kundër ndotjes së ajrit.

Sipas tij, vitet e fundit, në sajë të masave parandaluese dhe kontrolluese përkatëse, cilësia e ajrit në mbarë vendin ka patur përmirësim të dukshëm. Megjithatë, vetëm 1/3 e 388 qyteteve kryesore të vendit kanë arritur standardet e duhura. Prandaj, Kina ka ende rrugë të gjatë për të bërë në këtë drejtim.

Ministri Huang theksoi se hapat kyçe që do të ndërmerren në vijim lidhen me përshtatjen dhe optimizimin e strukturave industriale, energjetike dhe të transportit. Si përshembull, Pekini, Tianjin-i dhe provinca e Hebeit zënë vetëm 3% të sipërfaqes së territorit të Kinës, por ato lëshojnë 10% të dioksidit të sulfurit dhe 15% të oksideve të nitrogjenit, me pesë dhe gjashtë herë më shumë konsumim të qymyrgurit të nivelit mesatar kombëtar për çdo njësi të GDP-së. Kështu që nëse nuk do të ndryshohet struktura industriale dhe energjetike, ndotja e ajrit në këto krahina nuk mund ketë zgjidhje.

(Zhang Yan/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore