Bisedë telefonike mes presidentëve Xi dhe Trump mbi çështjen e Gadishullit Korean

2018-03-10 11:40:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump mbajtën një bisedë telefonike në të cilën diskutuan një sërë çështjesh duke përfshirë edhe situatën në Gadishullin Korean.

Thirrja erdhi pasi Trump-i ra dakord të takohet me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Në bisedën telefonike, Xi Jinping i tha Donald Trump-it se ai shpreson që midis ShBA-së dhe Koresë së Veriut të ketë një dialog sa më shpejt që të jetë e mundur.

Presidenti kinez i ka bërë thirrje gjithashtu të gjitha palëve të tregojnë vullnet të mirë dhe të qendrojnë pozitiv dhe njëkohësisht të shmangin veprimet që mund të ndikojnë negativisht në përmirësimin e situatës në Gadishullin Korean.

Nga ana e tij, Trump-i u shpreh se pala amerikane vlerëson rolin e rëndësishëm të Kinës në zgjidhjen e çështjes së Gadishullit Korean dhe dëshiron të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Kinën përsa i përket kësaj çështjeje. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore