2018-03-09 20:03:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në raportin e punës së qeverisë të mbajtur në sesionin e Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje se Kina do të vazhdojë ta vendosë fokusin në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Në qytetin kinez të Hangzhout po përdoret një zgjidhje inteligjente e krijuar nga "Alibaba Cloud" dhe e quajtur "Truri i qytetit", për përmirësimin e administrimit të trafikut.
Hangzhou është qyteti i parë ku zbatohet kjo teknologji, nëpërmjet së cilës kontrollohen 128 semaforë në zonën pilot. Teknologjia e ka shkurtuar kohën e udhëtimit në këtë zonë me 15 %.
Edhe qeveria malajziane vendosi sivjet ta përdorë "Trurin e qytetit" në kryeqytetin e vendit Kuala Lumpur, për të zgjidhur problemin e trafikut aty.
Sektori kinez i inteligjencës artificiale është zhvilluar me ritme të shpejta vitet e fundit. Vjet investimet dhe financimet në këtë sektor arritën në 28 miliardë dollarë. Qeveria kineze paraqiti planin e zhvillimit të këtij sektori në korrikun e vjetshëm, ku parashikohet që deri në vitin 2030 vlera e industrive themelore të inteligjencës artificiale të arrijë në 157 miliardë dollarë.