Udhëheqësit kinezë nënvizojnë rigjallërimin rural dhe cilësinë e lartë

2018-03-09 09:20:08 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha të enjten se strategjia e rigjallërimit rural do të jetë axhenda kryesore për punën e qeverisë në bujqësi, zonat rurale dhe banorët në këto zona.

Autoritetet lokale duhet të kuptojnë në thellësi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e strategjisë dhe ta zbatojnë atë me zell, tha Xi, ndërsa u bashkua me një panel diskutimi me deputetët nga provinca Shandong e Kinës Lindore në sesionin e parë të legjislaturës së 13-të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Cilësia e një shoqërie relativisht të begatë dhe modernizimi socialist përcaktohen nga konkurrueshmëria bujqësore, mjedisi rural dhe të ardhurat rurale, tha presidenti Xi.

Ai u kërkoi autoriteteve lokale të rindërtojnë industritë rurale, të shtojnë të ardhurat e banorëve në zonat rurale, të zbusin varfërinë dhe të pasurojnë jetën në këtë zona. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore