Gjenerali, rritja ushtarake e Kinës nuk kërcënon ndonjë vend tjetër

2018-03-09 09:13:16 CRI Komenti juaj Printoni

Një ushtarak i lartë thotë se rritja e buxhetit të mbrojtjes të Kinës është e ligjshme dhe e kujdesshme.

Gjeneral-lejtnant He Lei, nënkryetar i Akademisë së Shkencave Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, i bëri deklaratat në një takim me ligjvënës gjatë sesionit vjetor parlamentar që po zhvillohet në Pekin.

"Gjatë planifikimit të buxhetit të mbrojtjes duhet të merren në konsideratë dy faktorë: së pari është e nevojshme të mbrojmë sigurinë kombëtare, sovranitetin dhe integritetin si dhe fuqizimin e forcave ushtarake. Së dyti, (buxheti ) duhet të bazohet në ekonominë kombëtare. Kjo do të thotë se shkalla e buxhetit të mbrojtjes së një vendi vendoset nga nevojat kombëtare të mbrojtjes dhe nga ekonomia kombëtare".

Kina planifikon ta rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me 8.1 për qind këtë vit, duke e ngritur në mbi 1.1 trilionë juan.

Ushtaraku tha se një pjesë e madhe e shpenzimeve do të shkojë për përmirësimin e pajisjeve, mbështetjes e reformave ushtarake dhe përmirësimin e kushteve të trajnimit dhe mirëqenies së ushtarakëve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore