2018-03-08 09:52:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Prodhuesi gjerman i pjesëve të këmbimit të automjeteve, "Continental", ka rënë dakord të krijojë një ndërmarrje të përbashkët me një firmë kineze për prodhimin e baterive hibride.
"Continental" do të mbajë 60 për qind të aksioneve të këtij bashkëpunimi, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në pronësi të "Sichuan Chengfei Integration Technology".
Kompania e re do të prodhojë fillimisht një sistem baterish me fuqi 48 volt në Changzhou.
Më tej bashkëpunimi i këtyre kompanive synon të hapë një linjë të dytë prodhimi në Europë, në një fazë të mëvonshme.
"Continental" thotë se partneri i kinez do të kontribuojë në prodhimin e qelizave të litiumit. Prodhuesit e makinave po kërkojnë bateri hibride 48 volt si një zgjidhje për të kufizuar shkarkimet e karbonit dhe ndryshuar prirjen në rënie të shitjeve të makinave me diezel. (Leftion Peristeri)