2018-03-08 09:30:25 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kreu i Zyrës së Këshillit të Shtetit për Zbutjen e Varfërisë dhe Zhvillimin, Liu Yongfu, u shpreh se Kina do të shtojë përpjekjet për nxjerrjen e popullsisë nga varfëria ndërkohë shtoi se në 5 vitet e fundit është bërë përparim i dukshëm në këtë drejtim.
Liu tha se këtë vit, Kina do të financojë mbi 100 miliardë juanë për zbutjen e varfërisë në vend.
Ai shtoi se gjatë procesit, Kina do të forcojë mbikëqyrjen e zyrtarëve të niveleve të ndryshme.
"Që nga nisja e betejës kundër varfërisë, kemi hetuar dhe trajtuar më shumë se 60 mijë raste të ndryshme problematike dhe janë ndëshkuar 80 mijë zyrtarë. Do të vlerësojmë zyrtarët e mirë, do të trajtojmë problemet, do t'i ndëshkojmë ata që kanë bërë gabime, ata të cilët kanë qenë të pandershëm me detyrën e tyre në mënyrë që të dënojmë me vendosmëri zyrtarët e korruptuar."
Në pesë vitet e fundit, Kina nxorri mbi 68 milionë banorë nga varfëria. Këtë vit, Kina ka në plan të nxjerrë edhe 10 milionë të tjerë nga varfëria. (Albana)