Presidenti Xi thekson nevojën e risive dhe talenteve për zhvillimin

2018-03-08 09:27:38 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e novacionit dhe talenteve për zhvillimin kombëtar.

Ai foli gjatë një diskutimi me deputetë nga provinca Guangdong e Kinës Jugore, gjatë sesionit vjetor parlamentar që po zhvillohet në Pekin.

"Zhvillimi është përparësia kryesore, talentet janë burimi kryesor dhe novacioni është drejtuesi kryesor. Nëse Kina nuk ndjek rrugën e zhvillimit të drejtuar nga risitë, motorët e rinj të rritjes ekonomike nuk do të jenë në gjendje të zëvendësojnë të vjetërit dhe vendi nuk do të jetë vërtet i fortë. Për të qenë të fortë, ne kemi nevojë për risi, dhe për të nxitur risitë, ne kemi nevojë për talente".

Provinca jugore Guangdong ishte ndër të parat që zbatoi reformën dhe politikat e hapjes së Kinës.

Në diskutimin e së mërkurës, presidenti përsëriti angazhimin e qeverisë kineze për të çuar përpara atë politikë.

Xi Jinping tha se Kina duhet të përqendrohet më shumë në zhvillimin e ekonomisë reale dhe do të inkurajojë zhvillimin e industrive strategjike, duke përfshirë teknologjinë e informacionit, prodhimin me teknologji të lartë dhe bioteknologjinë, duke eliminuar industritë me ndotje dhe shkarkime të dëmshme për mjedisin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore