2018-03-08 15:46:07 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të enjten në Pekin se tani gjendja në Detin e Kinës Jugore është e stabilizuar dhe Kina e vendet e ASEAN-it kanë arritur një shkallë të lartë konsensusi. Sfida kryesore në këtë rajon vjen nga forcat e jashtme, që provokojnë qetësinë rajonale dhe dërgojnë anije e avionë luftarakë për të shfaqur forcën. Ky është elementi kryesor që kërcënon paqen e stabilitetin në Detin e Kinës Jugore.
Ministri Wang theksoi në veçanti se vendosmëria e Kinës për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore është e palëkundur.
"Kina ndjek një qëndrim të përgjegjshëm ndaj çështjes së Detit të Kinës Jugore, duke marrë parasysh interesat e popullit kinez, faktet historike, paqen rajonale dhe sundimin e ligjit ndërkombëtar", tha kryediplomati kinez Wang Yi. (Wang Lei/Albana)