Wang Yi:Kina ka përkrahur gjithnjë liberalizimin e tregtisë

2018-03-08 13:40:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e liberalizimit të tregtisë dhe një pjesëmarrëse e rëndësishme në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Azi-Paqësorit, tha të enjten në Pekin, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.

Kina shpreson që marrëveshjet e tregtisë së lirë në rajonin e Azi-Paqësorit të integrohen me njëra-tjetrën dhe të realizojnë një ndërveprim të mirë. Nga perspektiva e tyre, palët luajnë një rol konstruktiv në bojkotimin e proteksionizmit tregtar dhe në ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur, u shpreh Wang Yi tha në konferencën e shtypit gjatë sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Bëhet e ditur se, takimi negociues i kryepërfaqësuesve të 11 vendeve ka arritur një konsensus mbi "Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive të Partneritetit të Transpaqësorit (CPTPP). Vendet kanë rënë dakord të organizojnë një ceremoni nënshkrimi në Kili më 8 mars, ndërkohë që marrëveshja do të zyrtarizohet në vitin 2019.

Wang Yi tha se edhe pse Kina nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje, ajo ka qenë gjithmonë një përkrahëse e fortë e liberalizimit të tregtisë dhe një pjesëmarrëse e rëndësishme në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Azi-Paqësorit. Në vitin 2014, me nxitjen e Kinës, Takimi Jozyrtar i Liderëve të APEK-ut filloi në Pekin procesin e Zonës së Tregtisë së Lirë në Azi-Paqësor. Kina po merr pjesë aktive në Partneritetin Ekonomik Rajonal Gjithëpërfshirës(RCEP) dhe po diskuton gjithashtu marrëveshjet e tregtisë së lirë që mbulon një popullsi më të madhe dhe më shumë vende.

Ai shtoi se përsa kohë që ndiqet drejtimi i integrimit ekonomik në rajonin e Azi-Paqësorit dhe përputhet me parimin e transparencës, hapjes dhe përfshirjes si dhe është në favor të mbrojtjes së sistemit global të tregtisë së lirë me OBT-në në thelb, Kina do të vazhdojë të mbajë një qëndrim pozitiv.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore