Wang Yi: "Diplomacia e kreut të shtetit" e Kinës, e larmishme

2018-03-08 14:11:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh të enjten në konferencën e shtypit me rastin e sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës se në vitin 2018 presidenti i Kinës Xi Jinping do të vazhdojë të zhvillojë "diplomacinë e kreut të shtetit " të Kinës, duke filluar fazën e re të diplomacisë së një vendi të madh me karakteristika kineze në epokën e re.

Duke iu përgjigjur pyetjeve, Wang Yi tha se, si kryeprojektues i diplomacisë së një vendi të madh me karakteristika kineze, presidenti Xi Jinping ka vizituar 57 vende dhe ka pritur në Kinë mbi 110 liderë të vendeve të tjera në pesë vitet e fundit. Kjo veprimtari diplomatike jo vetëm ka nxitur njohjen më të mirë të Kinës nga bashkësia ndërkombëtare dhe ka rritur statusin e ndikimin e Kinës në botë, por ka treguar edhe drejtimin e zgjidhjes së problemeve globale.

Kryediplomati kinez tha gjithashtu se, përveç "katër veprimtarive të mëdha" në Kinë, z. Xi do të shkojë edhe në Afrikën e Jugut, Guinenë e Re Papua dhe Argjentinë për të marrë pjesë përkatësisht në samitin e liderëve të vendeve të BRICS-it, takimin jozyrtar të liderëve të APEC-ut dhe samitin e liderëve të G20-s. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore